Një incident ka ndodhur mesnatën e së hënës në rrugën "Mbreti Petri" në veri të Mitrovicës.
Gjashtë persona të nacionalitetit serb u përleshën mes vete, teksa të dehur i sulmuan edhe zyrtarët policorë.
Lidhur me rastin raportoi më herët edhe Klankosova.tv
"Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor", thuhet në njoftim.
Organet e rendit bëjnë të ditur se të dyshuarit ishin tejet të dehur.
Nga alkool testi rezultati se thuajse të gjithë personat e përfshirë në këtë rast kishin konsumuar mbi 1.5 promila:
1. N.N. - 24 vjeçar 1.59 ‰
2. N.N. - 26 vjeçar 1.62 ‰
3. A.B. - 28 vjeçar 1.50 ‰
4. A.B. - 30 vjeçar 1.57 ‰
5. I.R. - 24 vjeçar 1.21 ‰
6. B.D. - 19 vjeçar 1.84 ‰
https://klankosova.tv/gjashte-te-dehur-perleshen-mes-vete-ne-veri-arrestohen-nga-policia/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.