Sonte do të luhen ndeshjet e kthimit të rundit të dytë të kualifikimeve në Conference League.
Plot gjashtë skuadra shqiptare kërkojnë kualifikimin në rundin e tretë, ku gjasat më të mëdha i kanë Ballkani, Egnatia, Vllaznia e Dinamo, pasi në ndeshjen e parë të katër ekipet kanë shënuar fitore.
Ballkani pas fitores 4-2 sonte luan nga ora 20:45 ndeshjen e kthimit në Islandë ndaj Vikingurit, ku për suharekasit mjafton barazimi apo edhe humbja me një gol që të kalonin tutje, njofton Klankosova.tv.
Prishtina me fillim nga ora 20:00 e pret në “Fadil Vokrri” Larnen, ku ndeshja e parë ka përfunduar pa gola, ndërsa me një fitore minimale do t’i çonte tutje në kualifikime.
Vllaznisë, Egnatias e Dinamo Cityt po ashtu i mjafton sonte nga një barazim që ta siguronin fazën tjetër të Conference League.
Kurse, punën më të vështirë e ka Deçiqi pasi ndeshjen e parë e ka humbur me rezultat 0-2, ndërsa sonte në Bukuresht do të ndeshet me Rapidin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.