Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se mungesa e karburantit ka dëmtuar rëndë shërbimet spitalore, duke detyruar mjekët të trajtojnë vetëm pacientët më kritikë ose të plagosur rëndë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Agjencitë e OKB-së thonë se hedhjet ajrore të ndihmave janë të pamjaftueshme dhe se Izraeli duhet të lejojë shumë më tepër ndihma të hyjnë përmes tokës dhe të hapë më shumë akses drejt territorit, për të shmangur urinë mes 2.2 milionë banorëve të Gazës, shumica e të cilëve janë të zhvendosur dhe jetojnë në rrënoja.