Lajmet e fundit

Gjashtë persona janë gjetur të vdekur në një hotel luksoz në Bangkok.
Policia tajlandeze dyshon për një helmim pasi katër shtetas vietnamezë dhe dy amerikanë u gjetën të vdekur në hotelin Grand Hyatt Erawan. Ata janë gjetur me shkumë në gojë dhe zyrtarët kanë hedhur poshtë raportet fillestare se kishte pasur të shtëna.
Ata gjithashtu thonë se gjashtë viktimat, tre burra dhe tre gra, secili mbërritën në hotel në kohë të ndryshme dhe kanë mohuar se ishte një incident i vetëlëndimit.
Kryeministri Srettha Thavisin ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar një hetim. Pesë trupa u gjetën brenda një dhome hoteli dhe një jashtë, dhe se zbulimi u bë nga një shërbëtore hoteli. Shefi i policisë së Bangkok-ut, Gjeneral Thiti Sangsawang tha se banorët e dhomës supozohej të dilnin të martën dhe bagazhet e tyre ishin tashmë të paketuara.
Viktimat kishin rezervuar disa dhoma në hotel me shtatë emra të ndryshëm, dhe disa ishin duke qëndruar në një kat të ndryshëm nga dhoma ku u gjetën të vdekur, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.
