"Ne duam të dimë," është emri i projektit në kuadër të së cilit janë bërë gjashtë filma dokumentarë gjysmë orë në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Përmes projektit në fjalë ofrohen më shumë të dhëna për komunat e Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan Mitrovicën e Veriut, Graçanicës dhe Novobërdësn
"Nëpërmjet transmetimit të këtyre filmave në televizion domethënë në Kanalet e Rjeteve të Pavarura televizive si dhe përmes rrjeteve sociale , është ngritur niveli i ndërgjegjësimit në lidhje me situatën aktuale në gjashtë komuna, ku janë prodhuar filmat" tha drejtori i projektit Budimir Niçiq, raporton Radio Kim, përcjellë Klan Kosova.
Qëllimi i këtij projekti ishte që të rris nivelin e ndërgjegjësimit në lidhje me gjendjen e gjashtë komunave në mënyrë që të punohet në integrimin e qytetarëve , bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe prezantimin e suksesshëm të këtyrekomunave në publik.
Projekti "Ne duam të dimë" është mbështetur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.