Lajmet e fundit

Dhoma e gjumit është vendi juaj personal ku ndihet më së miri, kështuqë pse të mos e ketë edhe dizajnin e bukur e rehatinë që ju e meritoni.
Disa gjëra të thjeshta dhe të nevojshme do te bëjnë dhomën tuaj fantastike sa nuk do t’ju marrë gjumi.
Qilim i rehatshëm
Një vend për tu ulur që nuk është shtrati juaj
Një vend i veçantë për tu ulur do t’ju shërbej për të lexuar apo për të bërë bisedë me partnerin tuaj.
Largoni teknologjinë
Dhoma e gjumit është për të fjetur. Andaj, largoni gjerat teknologjike që keni, veçanërisht mos mbani TV.
Koleksion të gjërave që i doni
Nuk do të thotë të keni një mur të mbuluar më gjërat tuaja. Mjafton të keni një kënd ku i vendosni gjërat që keni koleksionuar ndër vite, e ju bëjnë të qeshin.
Dysheku perfekt
Mund të keni çdo gjë të kësaj liste, mirëpo dhoma kompletohet kur keni një dyshek të rehatshëm.