Lajmet e fundit

Gjashtë fëmijë raportohet të jenë në mesin e të paktën 11 personave të vrarë në një valë sulmesh izraelite në Libanin jugor.
Një grua dhe dy fëmijët e saj u vranë në një sulm izraelit në fshatin al-Sawana, thanë dy burime të sigurisë.
Katër fëmijë të tjerë, tre gra dhe një burrë u vranë nga një sulm në Nabatieh, tha drejtori i spitalit të qytetit, Hassan Wazni, dhe tre burime sigurie për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ëazni tha se trupat e dy prej grave mbërritën në spital aq shumë të dëmtuara nga goditja saqë ishte e vështirë të identifikoheshin.
Ai tha se shtatë të tjerë u plagosën. Raportet e mediave në Liban thanë se ndërtesat ishin në flakë pas sulmeve nga Izraeli.
Grupi i fuqishëm i armatosur i Libanit Hezbollah, i cili mbështetet nga Irani, tha se katër nga luftëtarët e tij u vranë në sulme të veçanta.
Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se sulmet filluan pasi një grua vdiq dhe tetë persona të tjerë u plagosën në një sulm me raketa të lëshuar nga Libani në zonën Safed në Izraelin verior, në të cilën u godit edhe një bazë ushtarake.
Hezbollahu mendohet të jetë pas sulmit fillestar me raketa, por nuk ka marrë përgjegjësinë.
Ajo nuk njoftoi asnjë operacion të mërkurën - por kreu i këshillit të tij ekzekutiv paralajmëroi se sulmet izraelite "nuk mund të kalojnë pa përgjigje", shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.