Një gjarpër u ngjit në xhamin e një makine e cila ishte në lëvizje por shoferi e hoqi atë me ndihmën e fshirësve të xhamave të automjetit, transmeton Klan Kosova.
Dy persona ishin në makinë duke udhëtuar në Kansas, kur vunë re gjarprin e ngjitur në pasqyrën anësore të makinës.
Siç shihet në video, gjarpri fillon të zvarritet nëpër xham dhe shoferi përpiqet ta shtyjë atë me fshirëset dhe më në fund përfundon duke e goditur atë.
Nuk dihet nëse gjarpri i mbijetoi incidentit.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.