Një gjarpër piton 5.4 metra i gjatë, u përpoq të hynte në një shtëpi nga një dritare e hapur e dhomës së gjumit.
Gjarpri 38 kilogramësh u pa nga fqinjët teksa zvarritej nëpër një çati përpara se të kalonte me forcë nga dritarja e katit të sipërm, në Hampshire të Britanisë.
Banorët e shqetësuar brenda arritën të përdornin një dorezë fshesë për ta trembur pitonin, duke e nxjerrë jashtë para se të binte 20 metra poshtë mbi një makinë.
Më pas gjarpri doli të jetë në pronësi të një banori aty pranë, i cili mbante gjarprinjë në shtëpinë e tij.
Personi më pas erdhi dhe mori gjarprin e tij, raporton Mirror, përcjell Klankosova.tv.

●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek viral dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.