Mbrëmë në Klan Kosova, u transmetua një dokumentar interesant në kuadër të emisionit MAT.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e ka titulluar këtë dokumentar "Gjallë a vdekë, shpresa e fundit" duke pasqyruar kështu punën e madhe të vullnetarëve të kërkim-shpëtimit, në kërkimin e njerëzve të zhdukur.
Vullnetarët ndajnë fatin, dhimbjen dhe gëzimin me familjet e prekura nga fatkeqësitë.
Ata janë linja e parë, pas Policisë, që angazhohen në kërkimin e personave të humbur.
Krasniqi në programin e mëngjesit në Klan Kosova dha detaje rreth dokumentarit.
https://www.youtube.com/watch?v=cALSSO-pmFo
https://www.youtube.com/watch?v=rzKeItR-ETg
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.