Lajmet e fundit

Një person ka rënë sot në një pusetë në rrugën “Behije Dashi” në Gjakovë.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, njësia e zjarrfikësve ka intervenuar me urgjencë, duke shpëtuar personin që kishte mbetur brenda pusit.
"Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit tonë, personi është nxjerrë me sukses dhe i është dorëzuar ekipit mjekësor për trajtim të mëtejmë", njoftuan zjarrfikësit.