Është arrestuar një grua në Gjakovë, e cila pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se sulmoi një grua tjetër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, njofton Klankosova.tv.
"Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që, e njëjta pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.