Policia në Gjakovë ka arrestuar dy femra dhe një mashkull të cilët janë familjar mes vete, ata po dyshohen se në shtëpi janë përleshur mes vete.
Si pasojë e dhunës njëra prej të dyshuarave ka pranuar tretman mjekësor pasi ka qenë me sëmundje kronike.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, njëra prej të dyshuarave-e mitur është dërguar në strehimore, kurse e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:00.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.