Dy vëllezër janë përleshur fizikisht mes vete.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme, në rrugën "Ali Ibra".
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se të dy kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
"Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndalur në mbajtje", tha ai për Klankosova.tv
Ndërkaq nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e kësaj ngjarje/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.