Një burrë në Gjakovë ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, ku më pas është arrestuar.
Viktimës iu është ofruar strehimi, por ajo e ka refuzuar dhe është kthyer të familja e saj, njofton Klankosova.tv.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ishte në lidhje. Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor ka refuzuar strehimin dhe është kthyer te familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje", thuhet në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.