Artisti me renome botërore Shkëlzen Doli, do të përformojë në zemër të Gjakovës, në edicionin e parë të festivalit “Gjakova Summer Fest”.
Ky festival organizohet për herë të parë në Gjakovë, në qytetin e traditës, i cili gjithmonë ka frymuar shqip.
Festivali do të mbahet tek Çarshia e Vjetër nën qiellin e hapur, me 8 dhe 9 gusht.
Në këtë edicion do të performojnë artistë të përzgjedhur duke sjellë muzikën më të bukur shqipe.
Nata e parë e Festivalit, më 8 gusht, do të jetë me bileta, të cilat mund t’i blini online në
www.rave-travel.com dhe në qendrat:
Gjakovë/ Radio Gjakova
Prishtinë: Rave Office, Rr. Fehmi Agani, Hymja 20 / Kati 3
Natën e dytë të festivalit, do të jetë për të rinjtë dhe hyrja do të jetë gratis.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.