Lajmet e fundit

Nën organizimine komunës së Gjakovës, për festat e fundvitit sonte në orën 20:00, në parkun e këtij qyteti do të organizohet një mbrëmje festive.
Në këtë aktivitet do të performojnë Ansambli i Valleve “Shqiponja e Dukagjinit”, Grupi i Vallëzimit Modern “Art Design”, këngëtarët Edi dhe Fatos Furra me grupin e tyre muzikor “Lirikët”, grupi Latino Band dhe këngëtarja Vesa Smolica, transmeton Klan Kosova.