Nga 36 të vdekur sa ishin në gjithë Kosovën një ditë më parë nga COVID-19, shtatë i përkisnin Komunës së Gjakovës.
Për numrin e lartë të të vdekurve brenda 24 orëve të së dielës në këtë qytet, kryetari Ardian Gjini nuk ishte i gatshëm flasë për televizionin.
Një gjë të tillë, nuk pranuan ta bëjnë as zyrtarë tjerë të këtij institucioni.
Ndërsa, në qendrën e vaksinimit, ky proces po vazhdon me ritëm të lartë.
Shifrat e larta gjatë kohës së fundit me të infektuar, po brengosin qytetarët.
Gjatë të hënës, në Gjakovë u regjistruan 67 raste të reja me COVID-19, e një i vdekur.
https://www.youtube.com/watch?v=HxSRfvOrzag
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.