Lajmet e fundit

Gazetari i futbollit italian, Emanuele Giulanelli ka deklaruar se Karim Benzema do të nënshkruajë me Arsenalin, duke thënë se ai do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare.
Pavarësisht zërave se asnjë lojtar i Realit nuk do të shitet, duket se Benzema do të largohet.
Wenger është tifoz i madh i lojës së lojtarit, arsye për të cilën e dëshiron atë në sezonin e ri.
Benzema ka shënuar 133 gola në 281 paraqitje për Real Madridin. Prej kur kaloi nga Lyon në vitin 2009.
Arsenal i ka ofruar francezit një pagë javore prej 120.000 funta në javë nëse pajtohet për të kaluar në Emirates Stadium, transmeton Klan Kosova.