Lajmet e fundit

Unaza e fejesës mund të duket aq e vjetër sa vetë institucioni i martesës, por kjo traditë zë fill shumë vite më vonë nga sa ne mund të mendojmë.
Kohë më parë objekte dhe veprime të tjera simbolizonin premtimin e lidhjes së dy njerëzve në martesë. Ishte Papa Innocent III në Romën e shekullit të 13, ai që shpalli një periudhë të detyrueshme pritje mes lidhjes së dy njerëzve deri në martesë, dhe një dhuratë simbolike e shkëmbyer në këtë periudhë “pritjeje” do të premtonte vazhdimin e dashurisë, shkruan Living.
Mund t’ju duket e çuditshme, por gjatë viteve 1800, burrat amerikanë dhuronin gishtëza dhe më pas pinin një gotë verë për të formalizuar fejesën. Më pas gishtëza u zëvendësua nga unaza në gishtin e majtë, besim i vjetër grek i cili lidhet me " Vena Amoris", vena që shkon direkt nga gishti unazës në zemër.
Diamantët ishin një shtesë më vonë. Djali i Perandorit Austriak, Maximilliani, ishte i pari mashkull që në vitin 1477 i dhuroi të fejuarës së tij një unazë me gur diamanti, por vetëm në vitet 1930 kjo ide u popullarizua, ku masa të tërë njerëzish përkrahën diamantin si simbol të statusit.
E tashmë të gjithë meshkujt ndihen "të detyruar" që mbi unazë të shkëlqejë diamanti, një nga gurët më të çmuar.