Gisele Bundchen ka nisur të rrëfehet për një nga lidhjet e saj më të përfolura të dashurisë.
Ish-supermodelja ka thënë se ajo e ka marrë vendimin e vështirë për t’u ndarë nga Leonardo DiCaprio pasi ajo e kishte kuptuar se ka nevojë për një ndryshim në stilin e jetës.
“Konsumimi i tepërt i duhanit, alkoolit dhe puna e tepërt ndërkohë që unë po bëhesha gjithnjë e më shumë e vetëdijshme për gjërat që kisha zgjedhur mos t’i shihja. A isha unë e vetmja që doja të bëja një ndryshim serioz derisa ai mbeste gjithmonë njëjtë? Në fund, fatkeqësisht, përgjigja ishte po”, ka thënë Bundchen për revistën
Porter.
https://www.instagram.com/p/BtV3uK0FBaU/?utm_source=ig_embed
38 vjeçarja Bundchen dhe 44 vjeçari DiCaprio kanë qenë në lidhje për pesë vjet – nga viti 2000 deri në vitin 2005 – dhe kanë qenë pothuajse të pandashëm.
Madje modelja ishte bashkë me aktorin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars në vitin 2005 kur ai ishte i nominuar për rolin e tij në
The Aviator – hera e vetme që DiCaprio e ka sjellë të dashurën në këtë ceremoni.

Ajo tani është e martuar me Tom Brady.
Modelja me prejardhje nga Brazili ka nisur lidhjen me 41 vjeçarin Brady në fund të vitit 2006 pasi u nda nga DiCaprio – ata u martuan më pas në fillim të vitit 2019.
Bundchen dhe Brady janë bërë prindër të djalit Benjamin (9), më vonë gjatë këtij viti, derisa vajza e tyre Vivian Lake (6) ka lindur në vitin 2010.
Ata po ashtu kanë kujdesin për djalin 11 vjeçar të Brady, Jack, nga lidhja e mëparshme me Bridget Moynahan.