Lajmet e fundit

Gisele Bundchen ka pozuar me librin e saj ‘Lessons’ derisa ishte e pranishme në një aktivitet të shtunën në Sao Paulo të Brazilit, transmeton Klan Kosova.
Në libër, supermodelja 38-vjeçare tregon arsyen e dorëheqjes nga Victoria Secret.
‘Për pesë vitet e para, u ndjeva e rehatshme si modele në të brendshme, por me kalimin e kohës, ndihesha gjithnjë e më pak e qetë duke u fotografuar e ecur në pistë vetëm me bikini apo një kordon’, tha Gisele.
Gisele thotë se kontrata e saj me VS i dha asaj siguri financiare.
‘Sigurisht jam mirënjohëse për mundësinë dhe sigurinë financiare që kompania më ka dhënë, por unë isha në një vend tjetër gjatë jetës time dhe nuk isha e sigurt nëse doja të vazhdoja të punoja për ata’, tha ajo për largimin nga VS në vitin 2006.