Tash e dimë se prej nga i ka marrë gjenet “e supermodeles” Gisele Bündchen.
Bukuroshja 39 vjeccare nga Brazili ka ndarë me fansat e saj një fotografi në Instagram ku ka bërë krahasimin e një fotografie të saj dhe të nënës Vania Nonnenmacher, kur të dyja ishin shumë të reja në moshë.
Në fakt, nëse sheh të dyja fotografitë ngjashmëria është aq e madhe sa të lë gojëhapur.
“Unë dhe nëna, kur ishim të reja. A mendoni se ngjajmë?”, ka shkruar supermodelja e njohur poshtë fotografisë ku edhe e ka shtuar një emotikon zemër dhe e ka përkthyer pyetjen edhe në gjuhën portugeze.
https://www.instagram.com/p/B3uYcdjg1v-/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix
Në muajin shtator të vitit 2018, nënë e bijë së bashku kanë pozuar për kopertinën e revistës “Vogue” të Brazilit.
“Çfarë ndjenjë e mirë të jem me ty, nënë. Të rilidhem me esencën time, origjinën time dhe natyrën. Falemnderit Vogue Brasil, ishte diçka kaq e veçantë”, kishte shkruar modelja në atë kohë në Instagram.
Dhe, supermodelja nuk ngjan kaq shumë vetëm me nënën e saj. Bündchen është rritur me pesë motra - Raquel, Graziela, Gabriela, Rafaela dhe Patrícia — të cilat po ashtu ngjajnë shumë me motrën e tyre supermodele.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.