Lajmet e fundit
29 vjeçari nuk po mundet që të jetë titullar në vend të Theo Walcottit këtë edicion, por e pranon që këto vendime të menaxherit kanë qenë sinjale të nevojshme për të.

Olivier Giroud e ka pranuar se vendimi i Arsene Ëenger për ta mbajtur në bankë në fillim të edicionit ka ndikuar pozitivisht në të.
Francezi ishte titullar në tri ndeshjet e para të këtij edicioni, por pastaj vendin ia zuri Theo Walcott.
Giroud u fishkëllye në fitoren 2-1 të Franës ndaj Serbisë më shtator dhe sulmuesi beson se lënia në bankë ka pasur ndikim pozitiv në të.
“Ai më la në bankë pas asaj ndeshje. Ndoshta ka menduar që duhet të kem më pak presion”.
“Ne kemi folur për këtë gjë. Ai më ka thënë që më beson mnë mua”.
“E kuptoj vendimin e tij, por mendoj që tani jam në nivel”.