Lajmet e fundit
Olivier Giroud ka qetësuar trajnerin Arsene Wenger duke vënë nënshkrimin në kontratën e re që e mbanë atë të lidhur me klubin deri në vitin 2018.

Pas shitjes së Podolskit, lënies së Sanogos në huazim dhe dyshimeve të një largimi të Campbell, raportohet se francezi është gjendur në siklet se edhe Giroud mund të largohet.
Por francezi i ka dhënë fund çdo mundësie të një largimi potencial duke nënshkruar kontratën e re.
Giroud është i preferuar nga ana e Wenger, por ai vazhdon të jetë një kërkim të edhe një sulmuesi tjetër.
Këtë afat kalimtar Wenger ka premtuar se do ta pasurojë skuadrën me lojtar të rinj, ndërsa deri tash e ka sjellë vetëm portierin Petr Cech.
Wenger ka deklaruar se është i interesuar që të sjell emra të mëdhenj, dhe lë të hapur mundësinë për ndonjë befasi, sikur ka bërë me Ozil dhe Sanchez, transmeton Klan Kosova.