Lajmet e fundit

Sulmuesi i Arsenalit, Oliver Giroud ka thënë se ai është i informuar se Jamie Vardy dëshiron t’i bashkohet Arsenalit këtë verë, pasi revolveristët janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën që e liron Vardyn nga Leicester.
Goal mëson se ekipi i Arsene Wenger janë të bindur se mund të kompletojnë nënshkrimin me 29 vjecarin para se Vardy dhe pjesa tjetër e kombëtares së Anglisë të fluturoj për në Francë në kampionatin europian Euro 2016 të hënën.
Trajneri i Leicester, Claudio Ranieri ka thënë për Gazzeta dello Sport se “ e gjitha kjo është e vërtetë” kur u pyet për interesimin e Arsenalit, dhe Giroud është i ngazëllyer për mundësinë e kompletimit të transferimi të Vardyt.
“Më është kumtuar se Jamie dëshiron të bashkohet me ne dhe është një lajm shumë i mirë. Mendoj që mund ta plotësojmë njëri-tjetrin kjo është e gjitha çfarë mund të them,” Giroud ka thënë për Sky Sports News, përcjellë Klan Kosova.