Lajmet e fundit

Chelsea ka kompletuar transferimin e Olivier Giroud nga Arsenali.
Francezi do t’iu bashkohet Të Kaltërve në një kontratë 18 muajshe, me një opsion për ta zgjatur edhe për një vit.
Të dyja klubet londineze arritën këtë marrëveshje në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Mësohet se kampioni anglez pagoi 18 milionë funte për shërbimet e sulmuesit.