Lajmet e fundit

Sulmuesi, Olivier Giroud, vazhdon të ketë probleme sa i përket paraqitjeve me topçinjtë.
Prandaj francezi është duke shqyrtuar mundësinë e largimit nga Arsenal, shkruan Goal, përcjellë Klan Kosova.
Madje Giroud thuhet se do të detyrohet të largohet në janar, nëse paraqitet ndonjë klub që është i leverdishëm për të.
Këtë e ka thënë agjenti i tij Michael Manuello, që ka pranuar se ai do të mbetet me zgjidhje të vogla, por që megjithatë mundësitë mbesin të hapura me tu hapur afati i janarit.