Lajmet e fundit
Sulmuesi i Arsenalit është fishkëllyer nga një numër i tifozëve të kombëtares në fitoren 2-1 të Francës ndaj Serbisë, por ai u është përgjigjur kritikave.

Olivier Giroud është i bindur se ai ka forcën mendore për t’u kthyer pas fishkëllimave të fansave në miqësoren e së hënës ndaj Serbisë.
Sulmuesi, skuadra e të cilit u mposht në ligë nga Stoke City, ka pranuar kritikat, por mendon se mund të kthehet.
“Si sulmues jemi të mësuar me duartrokitje. Por, kur e kundërta ndodhë, është e vështirë. Të gjithë kritikohen një ditë”.
“Kjo s’është e para herë, e me siguri as e fundit. Megjithatë, kam forcën mendore për t’u kthyer. Tani do të punoj shumë. Jam i shqetësuar për shumë gjëra, por jo për kritikat”.