Lajmet e fundit

Olivier Giroud nuk do të largohet nga Arsenal në drejtim të Borussia Dortmund këtë janar.
Siç raporton Sky, ai nuk do të jetë i përfshirë në marrëveshjen e mundshme të topcinjëve me Pierre-Emerick Aubameyang, përcjell Klan Kosova.
Gjermanët e kanë dashur francezin edhe si huazim për një vit, por që kjo është përjashtuar nga drejtuesit e Arsenal.
Arsene Wenger në fillim të javës kishte konfirmuar se ata janë në bisedime me Aubameyang dhe do të provojnë që ta sjellin atë në Emirates Stadium, pas largimit të Alexis Sanchez në drejtim të Manchester United.