Lajmet e fundit

Sulmuesi i Chelsea-s, Olivier Giroud, mund të transferohet te Milani gjatë kësaj vere, sipas raportimeve nga Goal.
Kuq e Zinjtë që së këndejmi u kthyen në Ligën e Kampionëve, pritet që të bëjnë ofertë për fituesin e Kupës së Botës.
Ish-ylli i Arsenalit së fundi u shpall kampion i Evropës pas triumfit me të Kaltrit në fundjavë kundër Manchester City-t në finale.
Mirëpo, ai nuk po ka minutazh të mjaftueshëm me londinezët, andaj do të preferonte një destinacion ku do të luante më shumë.