Lajmet e fundit
Giroud i ka kthyer sulmin bashkëkombasit të tij i cili e pati quajtur të paaftë për ta çuar Arsenalin në krye të tabelës në Premier League.

Olivier Giroud ka sulmuar Thierry Henryn, duke iu përgjigjur kritikave të këtij të fundit të cilat i quajti të panevojshme.
Henry sulmoi ashpër reprezentuesin francez pas barazimit pa gola të Gunners ndaj Chelsea, duke thënë se Giroud nuk e ka aftësinë për ti ndihmuar Arsenalit në rrugën për titull.
“Unë mendoj se Giroud është goxha i mirë. Por, fitimi i titullit me të është i pamundur”.
Kjo bëri që sulmuesi ta mbrojë veten duke vënë në thumb aftësitë e 37 vje@arit.
“Unë e kam dëgjuar atë dhe ai ka thënë shumë gjëra të paqena. Kjo ishte bombë që arriti efektin”.
Giroud nuk ka shënuar që prej fitores së Arsenal ndaj Liverpool me rezultat 4-1, muajin e kaluar.