Lajmet e fundit
Legjenda e klubit, më 28 prill pati thënë se ëprderisa Arsenali ka në sulm dikë si Giroud, nuk do të kenë mundësi të fitojnë Premier Leaguen.

Olivier Giroud ka lënë anash kritikat e mëhershme nga Thierry Henry, duke kërkuar takim sy më sy me legjendën e klubit.
Në muajin prill, Henry pati thënë se ‘Gunners’ nuk do të fitojnë kurrë Premier Leaguen, sa të jetë Giroud në vijën e sulmit.
Giroud nga ana e tij insiston se ai nuk ishte prekur nga cilësimi i Henry dhe se ai është i fokusuar në lojën e tij, megjithatë do të donte të kishte mundësi të fliste me bashkëkombasin lidhur me këtë çështje.
“Të them të drejtën, si futbollist pak merresh me komentet e të tjerëve”.
“Gjëja kryesore është të mos e dyshosh veten kur humbet mundësi në lojë”.
“E njoh Thierryn dhe e di çka ka dashur të thotë. Kur ta takoj do ta bisedojmë këtë gjë”.
“S’ndiej hidhërim, por në fillim nuk e pata kuptuar idenë”.
Arsenal është në Singapor, ku do të zhvillojë parasezonin.