Lajmet e fundit

Sulmuesi i Arsenal, Olivier Giroud ka thënë se do të mirëpriste një kalim të yllit të Real Madrid, Karim Benzema në skuadrën londineze.
“Trajneri e din se çfarë dëshiron dhe nganjëherë nuk duhet të blesh vetëm sa për të blerë. Ndodh edhe të mos ketë lojtar të cilët iu nevojiten”, ka thënë Giroud.
“Kemi një skuadër shumë të mirë e cila mund të arrijë lart. Për Benzeman mendoj se do të ishte e mirë që të nënshkruante”.
Giroud ka folur edhe rreth së ardhmes së tij, duke thënë se nuk e ka vënë në shqyrtim asnjëherë largimin nga Emirates Stadium.
Arsenal ka qenë njëra nga skuadrat më të përmendura për të nënshkruar me Benzeman, por ditët e fundit nuk ka pasur ndonjë raportim se është duke ndodhur diçka në këtë drejtim, transmeton Klan Kosova.