Lajmet e fundit

Girona e ka befasuar sonte Real Madridin, duke e mposhtur me rezultat 4:2.
Dhe pikërisht në këtë ndeshje ndodhi diçka e rrallë.
“Los Blancos” i inkasuan katër gola nga një futbollist.
Ishte Valentin Castellano ai i cili tundi rrjetën e Andriy Lunin.
Kështu Castellano u shndërrua në lojtarin e parë i cili arriti që të shënojë katër herë në portën e madrilenëve në La Liga.
Skuadra e Carlo Ancelottit, u kundërpërgjigj dy herë me Vinnicius Junior dhe Lucas Vazquez, por pa pasur mundësi të bëjë ndryshime rrënjësore.
Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 65 pikë, 11 më pak që është në krye të tabelës së La Ligas.
Ndërkaq, Girona renditet e nënta me 41 pikë/ Klankosova.tv