Lajmet e fundit

Girona nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Almeria, në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga.
Ndeshja u karakterizua me pak raste, kryesisht dominuan vendasit, por që mungonte konkretizimi.
Në minutën e 80’, mysafirët mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Aleix Garcias. Kështu ndeshja në fund përfundoi pa gola.
Girona pas barazimit mbetet në vendin e parë me 49 pikë, me një pikë më shumë se Real Madridi që është në pozitën e dytë.
Ndërkohë, Almeria renditet në vendin e fundit me gjashtë sosh. /Klankosova.tv.