Lajmet e fundit

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka folur në prag të ndeshjes me Irlandën e Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Giresse theksoi se do të jetë një ndeshje e rëndësishme, derisa do të tentojnë tri pikët, njofton Klankosova.tv.
“Nëse flasim për ndeshjen e nesërme, është një ndeshje e rëndësishme, me vet faktin që është një ndeshje zyrtare, pa fije dyshimi që është një ndeshje e rëndësishme, dhe ne si Kosovë kemi ardhur këtu për të tentuar për të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje”, ka thënë Giresse.
“Për Kosovën do të jetë e rëndësishme ta konfirmojë vendin e dytë në grup, për ta siguruar vendin e dytë në grup, ky është objektivi i ynë”.
Kosova do të përballet nesër me Irlandën e Veriut, me fillim nga ora 18:00.