Lajmet e fundit

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, nesër do të mbajë konferencë, në kuadër të grumbullimit për dy miqësoret kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.
Derisa stërvitja e parë do të mbahet me 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 16:00.
Giresse gjatë ditës së premte ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret e marsit.
Francezi u emërua trajner i Kosovës, një muaj më parë, i cili ka nënshkruar kontratë deri në nëntor të vitit 2023. /Klankosova.tv/