Këtë të premte Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e të ftuarve tek Kombëtarja A e Kosovës, aty ku janë 20 futbollistë. Kësaj here, numri i të ftuarve nga Superliga e Kosovës në futboll shkon në katër.
Ishte edhe më herët, porse është ftuar sërish futbollisti i Llapit Ilir Krasniqi.
Njëjtë vlen edhe për dyshen e Ballkanit, Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu.
Te Kosova A është ftuar edhe futbollisti i Dritës Muharrem Jashari.
Ndryshe kjo listë është e vlefshme për dy ndeshjet miqësore që Kosova do t’i zhvilloj në muajin nëntor, më 16.11 kundër Armenisë dhe më 19 nëntor kundër Ishujve Faro.

●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.