Me pritje pozitive doli para gazetarëve selektori Alain Giresse, një ditë para ndeshjes miqësore me Ishujt Faroe.
"Luajmë për të fituar, nuk mund ta them që do të fitojmë sigurt, por jemi bërë gati për fitore. Do t'i fusim në lojë futbollistët që nuk luajtën në ndeshje ndaj Armenisë. Sa i përket futbollistëve që potencialisht mund të jenë me Kosovën edhe në ndeshje garuese ose në kualifikime, nuk mund të them asgjë sepse kemi zhvilluar vetëm një ndeshje, ndërsa duhet të përfundojë edhe kjo e të shtunës", tha selektori Alain Giresse.
Afër tij ishte Arianit Ferati i klubit holandez Fortuna Sittard, njofton Klan Kosova.
"Jam krenar që kam mundësi të jem pjesë e kombëtares, stafi, ekipi më ka pritur shumë mirë, shpresoj që edhe nesër të kalojmë mirë".
Kur selektori u pyet se kush e fiton Kampionatin Botëror, tha shkurt: "Flamuri me ngjyrat kaltër, bardh dhe kuq [Franca]".
Kurse nuk u pajtua me futbollistin Ferati më pas që favorizoi Argjentinën dhe Leo Messin.
Të premten pasidte u zhvillua stërvitja e fundit, kurse të shtunën, një ditë para se të fillojë Botërori, Kosova në Fadil Vokrri zhvillon miqësoren me Ishujt Faroe nga ora 18:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=d6bKll2m3zQ&ab_channel=KlanKosova
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.