Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Jose Maria Gimenez, do t’i zhgënjejë klubet e interesuara për të, pasi që do të nënshkruajë kontratë të re me klubin e tij aktual, pohon calciomnercato.com.
Kontrata aktuale e Gimenez skadon në fund të sezonit, dhe ai ka qenë më parë cak i Juventusit dhe Manchester United, por 22 vjeçari është i gatshëm që t’i përkushtohet Atletico Madrid-it, me kontratë të re, e që do ta përfshijë një klauzolë prej diku rreth 60 milionë eurosh.