22.01.2019 · përditësuar para 2731 dite1 min lexim
Gigi Hadid ende interesohet për Zayn Malik dhe ende ndjehet me shpresë për të rikthyer lidhjen e saj.
23 vjeçarja nuk është e gatshme të heqë dorë nga dashuria e saj, njofton Klan Kosova.
Ish ‘zogjtë’ e dashurisë kanë kaluar vitin e kaluar duke u ndarë dhe duke u kthyer së bashku, por veprimet e tyre në asnjë mënyrë nuk po e dobësojnë ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin.
Në fakt, dashuria e tyre po del të jetë shumë e fortë.
"Gigi dhe Zayn kanë një dashuri shumë të madhe dhe asnjëri prej tyre nuk është i gatshëm ta largohet”, tha një burim i afërt me Gigin për HollywoodLife
"Gigi e do Zayin, por marrëdhënia e tyre është e komplikuar. Një nga faktorët është karriera shumë e ngarkuar e Gigit, ajo po udhëton pothuajse gjithmonë dhe kjo nuk po i lejon të kalojë kohë me të”, shtpi burimi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.