Gigi Hadid po u jep fansave një paraqitje të shkurtër të jetës së saj në fermë me foshnjën Khai!
Të martën modelja 26-vjeçare ka postuar disa fotografi të reja të lezetshme të vajzës së saj. "Pak nga gushti x", shkroi Gigi mbi postimin e saj në Instagram.
Aty ajo po ashtu ndau disa selfie të saj ku shihet duke notuar dhe një fotografi të duarve të të dashurit Zayn Malik teksa ai zgjedh disa speca djegës në fermën e tyre në Pensilvani.
Përveç kësaj, Gigi postoi edhe një fotografi ku shihet e buzëqeshur teksa mban Khai-n nëpër fermë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.