Lajmet e fundit

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gordon McQueen ka thënë se beson që nëse Ryan Giggs largohet nga Manchester United, nuk do të kthehet më.
Uellsiani është raportuar se mund të largohet nga Djajtë e Kuq pas emërimit në postin e trajnerit nga Jose Mourinho.
“Nuk mund ta shoh atë duke u larguar e rikthyer përsëri. Frikësohem që nëse largohet, nuk do të kthehet.”
“Ka pas shumë futbollistë të United që janë larguar, por më thoni se sa prej tyre janë kthyer”, ka thënë McQueen, transmeton Klan Kosova.