Lajmet e fundit

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret tha sot se tani është koha për të përshpejtuar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
"Ne duhet të përfitojmë nga ky moment tani, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë në negociata për anëtarësim për një kohë të gjatë dhe tani është momenti për të përshpejtuar anëtarësimin" .
Këto komente ai bëri para hapjes së Javës Evropiane të Mundësive në Serbi, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv