Dje bota e NBA-së u shokua kur Luka Donçiq u transferua nga Dallas Mavericks te Los Angeles Lakers.
Mes shumë reagimesh ishte edhe ai i dy herë MVP-së, Giannis Antetekounmpo.
“Tani që një evropian do të jetë fytyra e Lakers, kjo është diçka e re për Evropën…më pëlqen shumë kjo gjë”, ka thënë greku.
“E dini se çfarë dua? E dua Lukën te Lakers, e dua Jokiqin te Knicks, i dua të gjithë evropianët në tregjet e mëdha, që të shoh diçka të pabesueshme…kjo është ëndrra ime”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.