Lajmet e fundit

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon është shprehur se ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero mund të krahasohet me lojtarët e njohur si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo në këtë sezonë të Champions League.
“Shumë herë kemi parë se çfarë bën Messi për Barcelonën, ose Cristiano Ronado për Real Madridin. Aguero e bën këtë për Manchester Cityn” ka thënë Buffon, transmeton Klan Kosova.
“Një lojtar nuk mund të fitojë i vetëm Ligën e Kampionëve, por një lojtar special është në gjendje që të fitojë disa ndeshje. Ky është Aguero për ta” ka përfunduar ai.