Lajmet e fundit

Gianluigi Donnarumma është afër të transferohet në Paris Saint-Germain.
Sipas Gianlucca Di Marzio, PSG po punon për të përfunduar marrëveshjen, duke i planifikuar edhe testet mjekësore në kampin e Kombëtares të Italisë.
Sipas mediave italiane, Donnarumma pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, për një total prej 60 milionë euro plus bonuse, kurse përfitimet për sezon do të jenë 12 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
E ardhmja e Donnarummas do të jetë në Francë, në Parisin e Al Khelaifi që personalisht shtyu të mbyllte këtë operacion.
Për ish-portierin e Milanit nuk mungonte interesi as nga klubet e tjera, por nuk kishte asnjë ofertë nga Barça dhe Juve - Szczesny dhe Ter Stegen do të qëndrojnë.