Ekonomisti, Safet Gërxhaliu, në "Edicionin Special" në Klan Kosova, ka folur në lidhje me atë se a po dëmtohet ekonomia nga situata politike dhe e sigurisë?
Ai është shprehur se Kosova mund t'i zgjidh problemet ekonomike vetëm kur ka stabilitet politik.
"Kosova duhet të kuptohet që mund t'i zgjidh problemet ekonomike vetëm kur ka stabilitet politik dhe në qoftëse i kemi këto tensione që po ndodhin kohëve të fundit në veri, atëherë për çfarë stabiliteti politik mund të bisedohet", është shprehur ai.
Gërxhaliu është shprehur se s'mund të ketë zgjidhje të problemit pa pasur guxim për t'u ballafaquar me të, përcjell Klankosova.tv.
"Nuk mund të ketë zgjidhje të problemit pa pasur guxim për t'u ballafaquar me problemin. Në Kosovë siç duket shumë më tepër po neglizhohet kjo, sesa që po merr përkushtim për t'u trajtuar. Por, e them me përgjegjësi edhe morale edhe profesionale që efektet negative do të jenë prezente në ekonominë kosovare tek qytetarët", u shpreh tutje ai.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=Gn7rGaH0U8k
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.