Lajmet e fundit

West Ham United është duke shqyrtuar që në afatin e janarit të blejë mesfushorin e Parma-s, Gervinho.
Sipas Calciomercato, klubi italian besohet se nuk e ka ndër mend shitjen e futbollistit nga Bregu i Fildishtë, pavarësisht interesimit të madh të Çekanëve, përcjell Klan Kosova.
31 vjeçari u bashkua me Parma-n verën që shkoi duke nënshkruar kontratë tre vjeçare pasi paraprakisht kishte shkëputur kontratën me klubin nga liga kineze, Hebei China Fortune.